-40%

Commemorative 50 Leke 90thAnniversary of the Declaration of Independence Albania

$ 4.75

Availability: 24 in stock
  • All returns accepted: Returns Accepted
  • Refund will be given as: Money Back
  • Return shipping will be paid by: Buyer
  • Year: 2002
  • Certification: Uncertified
  • Circulated/Uncirculated: Uncirculated
  • Country/Region of Manufacture: Slovakia
  • Composition: Copper-Nickel-Zinc
  • Item must be returned within: 30 Days
  • Restocking Fee: No

    Description

    Pamja kryesore:
    Vlera 50 Lekë në qendër, shkruar në hark sipër "90-Vjetori i Shpalljes së Pavarësisë", në hark poshtë viti "2002".
    Pamja e pasme:
    Në qendër portreti i Sami Frashërit; poshtë portretit vitet e lindjes dhe të vdekjes; shkruar në hark sipër "Shqipëri - Albania " dhe në hark poshtë viti "2002".
    Kjo monedhë është prodhuar nga kompania "Kremnica Mint", Sllovaki.
    Vizatimet e kësaj monedhe janë realizuar nga piktori Artan Peqini.
    Shpallja e Pavarësisë
    Lufta e popullit shqiptar për lirinë dhe formimin e shtetit shqiptar arriti fazën më të lartë në periudhën e Rilindjes Kombëtare dhe nis në vitet 30-40 të shekullit XIX. Kjo lëvizje e madhe demokratike, u kurorëzua me shpalljen e Pavarësisë.
    Rilindja Kombëtare u përgatit dhe u zhvillua njëkohësisht si luftë e armatosur dhe si lëvizje e gjerë kulturore e ideore. Idetë e reja çlirimtare që u përhapën në të gjithë popujt e Ballkanit, gjetën shprehjen e parë tek N. Veqiharxhi, si dhe tek arbëreshët e Italisë me veprën e J. De Radës etj. Ato përshkonin veprimtarinë e atdhetarëve të shquar e përfaqësues të kulturës shqiptare si K. Kristoforidhi, P. Vasa, Th. Mitko, Z. Jubani, H. Tasini, J. Vreto etj. që ishin iluministë revolucionarë. Një vend të veçantë zenë tre vëllezërit Frashëri: udhëheqësi politik Abdyl Frashëri, ideologu dhe dijetari Sami Frashëri dhe poeti kombëtar Naim Frashëri. Në themel të veprimtarisë së rilindasve ishte bindja se populli shqiptar është një popull i lashtë i Ballkanit, me traditat, kulturë e gjuhën e vet, që ka të drejtë të ecë në rrugën e përparimit duke fituar autonominë e pastaj pavarësinë e plotë.
    Një etapë të re më të lartë arriti Lëvizja Kombëtare Shqiptare me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, themeluar më 10.06.1878, e cila ishte e para organizatë politike e ushtarake mbarëshqiptare. Lidhja krijoi njohjen e kombit dhe bashkimin e tyre në një njësi të vetme me administratë shqiptare, gjuhë shqipe zyrtare dhe me kryeqendrën e vet. Ajoo e përfaqësoi kombin shqiptar edhe në arenën ndërkombëtare.
    Kongresi i Berlinit (1878) vendosi copëtimin e trojeve shqiptare. Lidhja Shqiptare e Prizërenit organizoi mbrojtjen e Plavës e Gucisë, Hotit e Grudës që Fuqitë e Mëdha ia kishin dhënë Malit të Zi. Lëvizja shqiptare e vijoi veprimtarinë më tej. U themeluan një varg shoqërish atdhetare (Rumani, Bullgari, Egjipt), mori hov shtypi shqiptar, u hap më 7.03.1887 Mësonjëtorja Shqipe e Korçës, u botuan vepra letrare e politike të rëndëdishme, nisë krijimtarinë shkrimtarë të tjerë (A.Z. Cajupi, Asdreni etj.).
    Hovit të ri të kryengritjeve dhe kërkesave për autonominë administrative, për bashkimin në një vilajet të vetëm dhe për mbrojtjen nga copëtimi iu përgjigj Lidhja e Pejës (1899). Aja e ushtroi veprimtarinë e saj në vilajetin e Kosovës e më pas në të Shkodrës, të Manastirit dhe Janinës. Porta e Lartë e shpërndau me forcë (1900).
    Më 1905 në Manastir u formua "Komiteti për Lirinë e Shqipërisë" me degë në shumë qytete të Shqipërisë.
    Në 1908 u mblodh Kongresi i Manastirit që caktoi alfabetin e shqipes, në shtator 1909 u mblodh Kongresi i Elbasanit dhe në 1.12.1909 u hap e para shkollë pedagogjike në Elbasan.
    Turqit hoqën dorë nga premtimet e tyre, zbatuan politikën e osmanizmit dhe shtypën çdo shfaqe të lëvizjes për autonomi. Populli shqiptar kundërveproi me armë, kryengritje të fuqishme shpërthyen më 1909 në Kosovë, më 1911 në Malësinë e Mbishkodrës e cila u pasua nga Memorandumi i Grecës për autonominë. Ato çuan në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1912. Në korrik kryengritja u shtri në gjithë vendin.
    Atdhetarët shqiptarë me Ismail Qemalin në krye vepruan menjëherë për të shpëtuar vendin nga coptimi. Në situatën e re të krijuar me shpartallimin e ushtrive turke, Ismail Qemali me atdhetarë të tjerë hodhën idenë për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Më 28 Nëndor 1912 në Vlorë u hap Kuvendi Kombëtar, që mori vendimin historik për Shpalljen e Pavarësisë. U ngrit flamuri kombëtar dhe u formua qeveria e parë kombëtare nën kryesinë e Ismail Qemalit.
    Prerja
    50 Lekë
    Materiali dhe pastërtia
    CUAl5Zn5Sn1
    Pesha
    12 gr.
    Diametri
    28 mm
    Ngjyra
    e verdhë
    Tirazhi
    20000 copë